Mentor Kikia bën deklaratën e bujshme lidhur me shkarkimin e Ilir Metës…

0
234
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mentor Kikia, ka deklaruar se refuzon që Parlamenti i tanishëm, të votojë apo të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Kikia u pyet në “Breaking” në lidhje me nismën që Partia Socialiste, do të ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nga posti i Presidentit. PS deklaroi një ditë më parë se të hënën do të nisë procedurat.

Lidhur me këtë, gazetari i njohur u shpreh se Meta i kaluar kompetencat e tij si President. Por sipas tij, ky Parlament ka vdekur moralisht dhe politikisht.

“Nëse kjo do t’i takojë këtij Parlamenti që është në këmbë, mund të jetë legjitim. Ka vdekur moralisht dhe politikisht, ku një pjesë e deputetëve dihet se si kanë ngelur aty. Kanë marrë nga zero deri në 10 vota në zgjedhje. Refuzoj që ky Parlament të marrë vendime që duhen 84 vota. Me ndihmën e këtyre deputetëve që nuk duhet të jenë në atë Parlament, nuk duhet të merren vendime të rëndësishme. Le të marrin ato rroga, por unë si qytetar i kësaj republike, refuzoj ti konsideroj si deputetë të parlamentit tim”, u shpreh Kikia.

 

Zjarr Tv Ad