Mentor Kikia bën deklaratën e fortë: Të gjithë Ministrat e Berishës duhet të ishin në burg

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar situatën në PD, duke theksuar se shumë ish- ministrat të Sali Berishës duhet të ishin në burg.

“Të mos ishte as Basha as Berisha dhe të fillonte një reformim”, u shpreh ai.

“PD duhet të kishte kaluar një proces rinovimi, ku njerëzit që kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe përgjegjës të atij korrupsioni për të cilin PD u ndëshkuar në 2013 do duhej të ishin larguar. Ka patur në mesin e ministrave PD që duhet ti ishin nënshtruar edhe ndjekjes penale, jo vetëm përjashtimit politik Nuk mendoj se është i rrezikuar Basha por edhe nëse ikën nuk është fundi i PD apo i politikës”, tha Kikia.

Sali Berisha ka nisur betejën e tij politike kundër Lulzim Bashës, menjëherë pasi u pezullua nga grupi parlamentar dhe në foltoren e tij ka ndërtuar aksionin kundër Bashës gjë të cilën nuk e kishte bërë kurrë më parë .

“Shikoj humbës PD dhe opozitën, dhe një vend pa opozitë është i destinuar të keqqeveriset.”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad