Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari Mentor Kikia uron në një mënyrë të veçantë shqiptarit Dritan Abazoviç, i cili mori drejtimin e qeverisë së Malit të Zi.
Kikia e porosit që të bëhet si të dojë në karrierën e tij, por vetëm si politikanët tanë të mos sillet.
Postimi i Kikias:
“Bëju si të duash Dritan, vetëm si këta tanët jo!
E di që jam shumë vonë i dashur Dritan, pasi urimet duhet të jenë mbyllur tashmë, por më mirë vonë se kurrë. Unë s’kam një foto me ty, e ndaj hezitova deri tani.
Por gjithësesi, po ta përcjell një urim. Unë doja të të uroja shumë thjeshtë i dashur Dritan. Bëju si të duash(si kryeministër e kam fjalën dhe si politikan), vetëm si këta tanët mos u bëj.
Të siguroj se janë modeli më i keq që mund të marrësh.”, shkruan Mentor Kikia.