Mentor Kikia del me mesazhin ‘goditës’: Mos u dorëzoni, po na provokojnë. Ka shkaktuar zemërim në popull

0
1670
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çmimi i karburanteve i ka lënë të gjithë gojëhapur me rritjen e furishme. Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas rritjes sërish të çmimit të karburanteve. Ai ka ironizuar mos reagimin e shqiptarëve në lidhje me këtë situatë.

Postimi i plotë nga Mentor  Kikia:

“Mos u dorezoni, po na provokojne!

Cmimi i karburanteve sot ka fluturuar afro 260 Leke. Kjo ka shkaktuar zemerim dhe indinjate te madhe ne popull.

Ne shume rruge makinat u fiken ne shenje proteste.

Lokalet u boshatisen nga klientet

Dhe se shepjti pritet qe njerezit te dalin ne rruge ne protesta edhe te dhunshme

Por kujdes, mos u mashtroni. Cmimi nuk eshte real. Ata thjeshte po bejne nje eksperiment social, si ai qe ka bere dikur Harry Fultz me mishin e nxenesve ne konvikt.

Ata duan te kuptojne se deri kur mund te na mbaje durimi.

Ndaj duroni, te mos reagojme, edhe kur te shkoje 3000 Leke, qe tua djegim eksperimentin” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad