Mentor Kikia: Këta që kanë marrë pushkët për të mbrojtur Berishën, si ata të Shkollës së Bashkuar që në 1991 ishin gati të mbronin bustin e Enver Hoxhës

0
408
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia e cilëson vendimin e Bashës për lënien jashtë grupit parlamentar të Sali Berishës si katarsisin e vërtetë të Partisë Demokratike, që duhej të ndodhte pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013.

Përsa i përket demokratëve që i kanë dalë në mbrojtje Berishës, ai i krahason me studentët e Shkollës së Bashkuar në vitin 1991, të cilët ishin gati për luftë për të mbrojtur bustin e Enver Hoxhës.

“Kur nje nate ben historine e nje dekade

Ky i sotmi eshte katarsisi i vertete i PD-se. Duhej te ndodhte pasi humbi zgjedhjet ne 2013. Por u terhoq zvarre per 8 vjet. Tani, PD ose do te riformohet, ose do te shperbehet, duke permbyllur epoken e saj.

Megjithate, keta qe kane marre pushket ne PD per te mbrojtur Berishen, me duket si ata te Shkolles se Bashkuar ne 1991 qe ishin gati per lufte per te mbrojtur bustin e Enver Hoxhes”, shkruan Mentor Kikia

Zjarr Tv Ad