Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një thirrje të fortë në rrjetet sociale. Kikia ngre shqetësimin se klima ka ndryshuar, por edhe ne si shoqëri duhet t’i përshtatemi asaj për t’i minimizuar sa më shumë që të mundemi katastrofat natyrore.
Postimi i plotë:
“Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i përvitshëm: Priten përmbytje, bllokime rrugësh nga gurët dhe dherat që rrëshqasin, bllokime nga bora, nga rrëketë e përrenjve… Lajmi shoqërohet me komente qeveritare të tipit: Institucionet janë të gjitha në gatishmëri për të përballuar situatën.
E kemi parë sa mirë e kemi përballuar vit pas viti.
Çfarë po ndodh?
Pas 6 muajsh thatësirë, natyra po bën ciklin e saj në pak javë. Uji që ka avulluar në verë do të bjerë, nuk do të qëndrojë në atmosferë. Por reshjet nuk bien të shtrira në kohë, bien me rrebeshe, të përqëndruara. Moti nuk është më ai i 30 viteve me parë. Nuk ka më akull, nuk ka më shi që bie “shtruar” për 3 muaj rresht. Reshjet bien furishëm dhe shkaktojnë katastrofa. Për pasojë, toka nuk ngopet më me ujë. Po shterojnë edhe ujërat nëntokësore. Sondat duhet shpojnë më thellë për të nxjerrë ujë nga puset
. Malet nuk depozitojnë me ujë në formën e borës për ta shkrirë dalë-nga-dalë në pranverë. Lumenjtë janë bërë me agresivë e deti po përpin tokën me shpejtësi… Klima ka ndryshuar o budallenj. Dhe ne duhet ti përshtatemi, të mbrohemi, ndryshe do të ngordhim. Ne duhet të ndërtojmë rrugë më të forta, që ti rezistojnë ujërave, jo ura pa themele që ti marrë përroi në “krahë”. Ne duhet të ndërtojmë argjinatura për tu mbrojtur nga lumenjtë e nga deti.
Por çfarë bëjmë ne?