Mentor Kikia: Qeveria, ‘show’ me aksionet për konfiskimin e pallateve

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia u shpreh për një intervistë për “Euronews Albania” se qeveria po bën “show” me aksionin për konfiskimin e pallateve dhe kateve shtesë pa leje.

Kikia sqaroi se qeveria nuk mund të funksionojë me aksione, por në mënyrë sistematike.

“Qeverisja dhe shteti nuk funksionon me aksion, funksionojnë në mënyrë sistematike çdo ditë në çdo kohë. Një nga problemet më të mëdha është funksionimi i shteteve me aksione. Qeveria bën zhurmë dhe bujë me aksione dhe pas kësaj nuk ndodh asgjë. Ndërtimi pa leje është një vepër penale në Shqipëri. Kjo vepër penale zhbëhet me një vendim qeverie”, u shpreh gazetari.

Qeveria nisi me bujë aksionin për konfiskimin e pallateve dhe kateve shtesë pa leje. Një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shfaq në një pallat pa leje në zonën e Farkës së bashku me drejtuesen e IKMT-së, Dallandyshe Bici.

Aksioni vijoi me ditën e dytë. Këtë herë ishte ministri Blendi Çuçi, që njoftonte konfiskimin e kateve shtesë pa leje të një pallati po në zonën e Farkës. Edhe Çuçi shoqërohej nga Dallandyshe Bici.

Çudia më e madhe zgjati tri ditë. Pas shfaqjes së Çuçit, as ministrat, as IKMT dhe as Policia nuk kanë dalë me një përditësim se në çfarë faze është operacioni dy javë pas hyrjes në fuqi të vendimit të konfiskimit./euronews

Zjarr Tv Ad