MEPJ njofton të gjitha masat e reja: Karantinë 14 ditore, të gjithë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar në lidhje me masat anti-Covid në në Pikën e Kalimit në Kakavijë.

MEPJ bën me dije se nga data 1 mars e deri më 15 mars pika kufitare e Kakavijës do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.

Gjithashtu do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

Të gjithë udhëtarët do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton përforcimin e masave anticovid në Pikën e Kalimit në Kakavijë.

MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Zjarr Tv Ad