Mercedes-Benz ka prezantuar modelin e ri S-Class, “xhevahirin” e markës dhe padiskutim modelin më magjepsës të kompanisë

0
153
Preview
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mercedes-Benz S-Class i ri.
Luksi automobilistik i përjetuar në një mënyrë krejtësisht të re.
“S-Class është salloni luksoz dhe më i shitur në botë. Me gjeneratën e fundit ne duam t'u ofrojmë klientëve
tanë risi, siguri, komoditet dhe cilësi të paprovuar më pare”, thotë Ola Källenius, Drejtori i Përgjithshëm i
Daimler AG dhe Mercedes-Benz AG. “S-Class i ri përforcon bindjen tonë për të prodhuar automjetin më të
mirë në botë”, thotë Markus Schäfer, Anëtar i Bordit të Menaxherëve të Daimler AG dhe Mercedes-Benz
AG; përgjegjës për Daimler Group Research dhe Mercedes-Benz Cars COO. Ky është automjeti ku luksi i
lakmueshëm plotëson sigurinë më të madhe të mundshme dhe nivelin më të lartë të komoditetit. S-Class i
ri mund të porositet në Gjermani duke filluar nga mesi i Shtatorit 2020 dhe në Dhjetor 2020 dhe në fillim të
vitit 2021 në vendet e tjera.
Luksi modern në brendësinë e modelit të ri S-Clss arrin një nivel të paimagjueshëm dhe të paprovuar më
parë. Projektuesit kanë krijuar një ambient që të ofron një ndjesi, elegancë dhe qetësi të pakrahasueshme
me asnjë model tjetër. Paneli me arkitekturën e saj tërësisht të re, një risi për modelet Mercedes-Benz,
dizajnin modern të sipërfaqes së panelit dhe ekranin ergonomic, janë disa prej risive kryesore të interiorit
të S-Class. Por, aspektet që kanë të bëjnë me rehatinë dhe mirëqënien shkojnë përtej kësaj: Me cilësinë
më të lartë të udhëtimit dhe nivelet më minimale të mundshme të zhurmës, si dhe me një gamë të gjerë të
programeve të ENERGIZING Comfort, S-Class kujdeset për mirëqenien e pasagjerëve të saj si asnjë mjet
tjetër i krijuar deri më sot. Dhe kjo mbështetet gjithashtu dhe me sistemin e ri dhe efektit filtrimit të ajrit, i
cili sinjalizon aftësitë e tij të sapo konfirmuara nën emrin e ri ENERGIZING Air Control.
Mercedes-Benz S-Class tashmë është shumë inteligjent në shumë fusha dhe përvoja në drejtimin e mjetit
është në një tjetër nivel, absolutisht të paprovuar më parë dhe i pakrahasueshëm me asnjë model tjetër.
Inovacionet dixhitale të MBUX (Mercedes-Benz User Experience) në modelin e ri S-Class, tashmë
kombinohen me të tjera inovacione që rrisin kënaqësinë në drejtimin e mjetit, ndërsa mjeti është shumë
më i sigurt: një risi është dhe lëvizshmëria e aksit të pasëm, i cili rrit zhdërvjelltësinë dhe inovacionet
airbag-ut të pasëm. Si një funksion i ri PRE-SAFE ® Impulse Side, suspension aktiv i E-ACTIVE BODY
CONTROL mund të lëvizë për lart trupin e automjetit (në dy anët) në rast të një përplasjeje/aksidenti në
pjesën anësore. Zhvillimi i vazhdueshëm i sistemeve të ndihmës së drejtimit janë një hap i rëndësishëm
drejt lëvizjes autonome. Falë sensorëve të përmirësuar në pjesën e jashtme, për shembull, sistemet e
parkimit lehtësojnë në maksimum punën e drejtuesit të mjetit edhe kur manovron me shpejtësi të ulët.

Integrimi në sistemin e ri të MBUX – Mercedes-Benz User Experience do të thotë se niveli i vizualizimit
tani ka hyrë në një dimension krejtësisht të ri.

Për më shumë se 100 vite klasi luksoz është mishërim i markës Mercedes-Benz
S-Class është “xhevahiri” i markës dhe padiskutim është modeli më magjepsës i Mercedes-Benz:
ekspertiza legjendare e inxhinierisë dhe një trashëgimi e zejtarisë, e plotësuar inovacionin progresiv
dixhital. S-Class kombinon inteligjencën artificiale me përvojën e fituar në 135 vite të ekzistencës së
inxhinierisë automobilistike. Rreth 70 vite më parë, Mercedes-Benz hodhi themelet për këtë seri me
modelin 220. Që nga fillimi i tij në treg në 1951, më shumë se 4 milion S-Class u janë dorëzuar klientëve
në të gjithë botën. Emërtimi “S-Class” u prezantua zyrtarisht me seritë 116 në vitin 1972. Gjatë 10 viteve
të fundit S-Class ka qenë veçanërisht popullor në Kinë, SHBA, Koreja e Jugut dhe Gjermani. Në tërësi, që
nga fillimi i gjeneratës së tanishme, e cila tani është në fazën e tij të fundit, më shumë se 500,000 S-Class
janë shitur në të gjithë botën.
Shkalla e besnikërisë për këtë seri është veçanërisht e lartë. Për shembull, rreth 80% e klientëve në
Evropën Perëndimore, të cilët më parë kanë patur një S-Class, e kanë zgjedhur sërish atë. Në SH.B.A.,
për më shumë se 70 përqind të klientëve, S-Class është zgjedhja e parë. Në të gjithë botën S-Class shitet
kryesisht në versionin e Long: Rreth 9 në 10 klientë zgjedhin versionin e gjatë të S-Class.
MBUX: një dimension i ri në personalizimin dhe ndërveprimin me automjetin
Asnjë risi tjetër në vitet e fundit nuk ka ndryshuar kaq rrënjësisht funksionimin e një Mercedes-Benz sa
MBUX (Mercedes-Benz User Experience). Gjenerata e dytë e këtij sistemi të aftë për të mësuar, tani
debuton në modelin e ri S-Class. Interiori i automjetit tashmë është edhe më dixhital dhe inteligjent, pasi
edhe hardueri edhe softueri kanë bërë përparime të jashtëzakonshme: ekranë me rezulucion të lartë, deri
në pesë ekranë të mëdhenj, pjesërisht me teknologjinë OLED, e bëjnë kontrollin e funksioneve të
automjetit dhe komoditetit edhe më të lehtë. Mundësitë për personalizim dhe ndërveprim intuitiv janë bërë
shumë më të mëdha. Kjo sigurisht që vlen dhe për pjesën e pasme, por edhe për drejtuesin e mjetit: Për
shembull, ekrani i ri 3D i drejtuesit i lejon atij një pamje hapësinore vetëm me prekjen e një butoni, dhe kjo
përbën një risi. Një efekt i vërtetë tre-dimensional arrihet pa pasur nevojë të vendosni syze 3D.
Dy ekranë të mëdhenj të vendosur në pozicione të ndryshme janë në dispozicion sipas kërkesës. Ekrani i
madh në pjesën e përparme mundëson përmbajtje të realitetit të shtuar (augmentet reality). Kur jeni në
drejtimin e mjetit, për shembull, shigjetat projektohen virtualisht dhe saktësisht në korsinë e rrugës. Për
funksionet e ndihmës në drejtimin e mjetit, informacioni p.sh. shfaqet nga Asistenti i Distancës Aktive.
Imazhi shfaqet virtualisht në një distancë prej 10 metrash. Zona e ekranit korrespondon me një monitor
me një madhësi diagonale 77 inç.
Asistenti i zërit "Hej Mercedes" është edhe më i aftë për të mësuar dhe dialoguar me aktivizimin e
shërbimeve në internet në aplikacionin Mercedes me. Për më tepër, veprime të caktuara mund të kryhen
edhe pa fjalën kyçe të aktivizimit "Hej Mercedes". Këto përfshijnë pranimin e një thirrje telefonike. "Hej
Mercedes" tani gjithashtu shpjegon funksionet e automjetit dhe u përgjigjet pyetjeve për njohuri të

përgjithshme. Në S-Class asistenti i zërit mund të kontrollohet edhe nga pjesa e pasme, pra nga
pasagjerët.
Duke përdorur kamerat e vendosura në panelin e kontrollit në pjesën e përparme dhe algoritmet mësimore
(learning algorithms), Asistenti në Bord i MBUX njeh dhe parashikon dëshirat dhe qëllimet e drejtuesit të
mjetit dhe pasagjerëve. Një gje të tillë ai e bën duke interpretuar drejtimin e kokës, lëvizjet e duarve apo
duke lexuar gjuhën e trupit, dhe pastaj përgjigjet përmes funksioneve përkatese të automjetit. Ai gjithashtu
duke rritur komoditetin e funksionimit, Asistenti në Bord i MBUX përmirëson ndjeshëm sigurinë e
pasagjerëve. Edhe para se të fillojë udhëtimi, ai njofton shoferin nëse kamera ka zbuluar një ndenjëse për
fëmijët në sediljen e pasagjerit, por rripi i sigurimit nuk është i lidhur siç duhet, për shembull.
Përmes funksionit MBUX Smart Home, S-Class tani bëhet gjithashtu një qendër kontrolli për shtëpinë,
sepse shtëpitë e shumë njerëzve janë gjithnjë e më inteligjente: inteligjenca mobile siguron lehtësinë
maksimale të funksionimit nga larg. ËLAN dhe sensorët e bëjnë shtëpinë të aftë për të komunikuar:
temperatura dhe ndriçimi, perdet dhe pajisjet elektrike mund të monitorohen dhe kontrollohen në distancë.
Detektorët e lëvizjes dhe kontaktet e dritareve informojnë përdoruesin për vizitorët e mirëpritur ose të
padëshiruar.
Koncepti dimensional dhe dizajni i brendshëm: ambient më bujar me një natyrë të ngjashme me sallonet
luksoze
S-Class gjithmonë ka qenë një mjet ideal për udhëtime të rehatshme dhe të qeta pune. Me gjeneratën e
re, pjesa e brendshme ka evoluar plotësisht në një “vend të tretë”, një strehë e ndërmjetme midis shtëpisë
dhe vendit të punës. Pothuajse të gjitha dimensionet e lidhura me komoditetin e të dy varianteve, S-Class
në versionin standard dhe versionin e gjatë, janë përmirësuar në pjesën e përparme si dhe në sediljet e
pasme. Ndjesia e hapësirës është, në përputhje me rrethanat, shumë më bujare dhe ofron një komoditet
të paprovuar më parë.
Këtu janë dimensionet më të rëndësishme:

S-Class Standard Modeli
pararendë
s
Dif. I gjatë Modeli
pararendë
s
Dif.

Doimensionet e jashtme (mm)
Gjatësia 5179 5125 +54 5289 5255 +34
Gjerësia 1954/1921 1899 +55/+22 1954/1921 1899 +55/+22
Gjerësia përf. pasqyras 2109 2130 -21 2109 2130 -21
Lartësia 1503 1493 +10 1503 1491 +12
Aksi 3106 3035 +71 3216 3165 +51
Pjesa përparme 1660 1624 +36 1660 1624 +36
Pjesa e pasme 1688 1637 +51 1688 1637 +51
Dimensionet e brendshme (mm)
Mak. hapësirës së kokës para 1070 1069 +1 1070 1069 +1
Hapësira kokës, pas. 974/1003 958/995 +16/+8 974/1003 958/995 +16/+8
Hapësira e këmbëve, para. 1051 1051 0 1051 1051 0
Hapësira e këmbëve, pas. 1004 963 +41 1115 1091 +24
Hapësira e brrylit, para. 1592 1554 +38 1592 1554 +38
Hapësira e brrylit, pas. 1583 1560 +23 1572 1561 +11
Hapësira e shpatullave, para. 1516 1516 0 1516 1516 0
Hapësira e shpatullave, pas. 1469 1499 -30 1469 1501 -32
Kapaciteti 550 530 +20 550 530 +20

Harmonia e dëshiruar ndërmjet luksit dixhital dhe analog rezulton në një dizajn revolucionar të interiorit,
duke përfshirë kombinimet me arkitekturën e brendshme dhe elementet e dizajnit të jahteve. Pamja e
skulpturuar e panelit të kontrollit, konsolës qendrore dhe pjesës anësore, të krijon përshtypjen sikur noton
mbi një peizazh të brendshëm të gjerë. Reduktimi sistematik i numrit të kontrolleve nënvizon pamjen
minimaliste në brendësinë e automjetit. Një ndarje e imtësishme ndërmjet pjesës së sipërme të panelit të
kontrollit dhe elementëve të mëdhenj të prerë, strukturon zonën dhe krijon gjerësi horizontale.
Krahas, pesë ekraneve, pikat kryesore tregojnë zonat e mëdha të zbukurimeve në pjesën qëndrorë dhe
në pjesën e pasme (në variantin Comfort Seat). Këto rrjedhin natyrshëm në pjesën e dedikuar për
pasagjerët dhe janë një zhvillim sistematik i mëtejshëm i efektit të kombinimeve. Një version veçanërisht
tërheqës i zbukurimit është një lustër druri me pore të hapura me shtresa prej alumini që ndjek konturet.
Elementet e reja të dizajnit përfshijnë gropëzat e sheshtë, katër katrore me hapësira horizontale. Dy
gropëza anësore vertikale në secilën anë rrethojnë skajet e panelit.
Ekrani i shoferit dhe ekrani kryesor ofrojnë një përvojë gjithëpërfshirëse estetike. Pamja e ekraneve mund
të individualizohet me zgjedhjen e katër stileve të ekranit (Diskrete, Sportive, Ekskluzive, Klasike) dhe tre
mënyrave (Navigim, Ndihmë, Shërbim).
Ndenjëset: Teknologji shumë e lartë për komoditet të jashtëzakonshme në distanca të gjata
Ndenjëset janë një tundim i parezistueshëm për pasagjerët dhe përveç komoditetit ofrojnë dhe një
mundësi fantastike për çloddhje. Dizajni i shtresave të kombinuara tre-dimensionale të ofron ndjesinë e
lehtësimit. Punimet e ndryshme u japin ndjenjëseve karaktere të ndryshme. Për shembull, punimet dhe
qepja vertikale në materialin prej lëkure Lugano u japin atyre një pamje fisnike, avantgarde, ndërsa modeli
progresiv i diamantit me lëkurë nappa dhe lëkure ‘exclusive nappa’ është më klasik dhe më ekspresiv.
Deri në 19 motorë në sediljet e përparme i bëjnë ndenjëst të rehatshme, një numër që tregon
kompleksitetin e teknologjisë së instaluar në sedilje. Megjithatë, komoditeti nuk është i mjaftueshëm vetëm
me kaq, sediljet gjithashtu luajnë një pjesë të rëndësishme për sigurinë e drejtuesit të mjetit dhe
pasagjerëve. Dhe sigurisht kur bëhet fjalë për mirëqenien luksoze: të gjitha vendet e disponueshme për S-
Class mbajnë vulën e miratimit nga fushata e Ndenjëve të Shëndetshme.
Dhjetë programe të ndryshme masazhi janë në dispozicion në modelin e ri S-Class të ri. Këto përdorin
motorët e dridhjeve dhe mund të rrisin efektin e një masazhi relaksues me ngrohtësi mbi parimin e gurëve
vullkanike të nxehtë. Për këtë arsye, ngrohja e sediljeve është e kombinuar me dhomëzat e ajrit në sediljet
aktive me shumë konture. Dhomëzat e ajrit tani janë më afër sipërfaqes së sediljes, dhe për këtë arsye
janë edhe më të lehta për t’u kontrolluar dhe ndjerë.
Pesë variante të ndryshme të sediljeve të pasme bëjnë të mundur konfigurimin e pjesës së pasme të S-
Class si një zonë pune ose pushimi dhe çlodhjeje. Një tipar i ri është jastëku shtesë më ngrohje për
mbështetësen e kokës, i cili është i disponueshëm për dy sediljet e pasme, të rregullueshme në mënyrë
elektrike. Diapazoni i rregullimit dhe këndi i sediljes së pasagjerit në konfigurimin e shoferit dhe sedilja e
mbështetur pas tij janë përmirësuar gjithashtu.
Programet ENERGIZING COMFORT: Udhëtim i rehatshëm duke qëndruar në formë optimale

 

Me prekjen e një butoni ose me anë të komandave zanore, qasja holistike e “Fit & Healthy” e
ENERGIZING COMFORT ofron një përvojë të prekshme të sistemeve të ndryshme të komoditetit në
modelin e ri S-Class, dhe përmban programe që i bashkojnë ato në një botë të madhe përvoje. Në të
njëjtën kohë, sistemi krijon një atmosferë të përshtatshme në brendësi, për shembull, gjallëruese në rast
të shtrirjeve monotone gjatë rrugës ose relaksuese në rast të një niveli të lartë stres. ENERGIZING
COACH madje sugjeron programin më të mirë të vitalizimit ose mirëqenies, bazuar në të dhënat e
automjetit dhe udhëtimit. Ai gjithashtu faktorizon informacionin në lidhje me cilësinë e gjumit dhe nivelin e
stresit në algoritmin e tij inteligjent, nëse shoferi ka një veshje të përshtatshme.
Mercedes-Benz ka përmirësuar rrënjësisht ENERGIZING Comfort Control në S-Class të ri. Inovacione të
tilla si një masazh i bazuar në motorë vibrues në jastëkun e sediljes dhe transmetimi i rezonancës nga
cilësia e lartë 4D e Burmester® janë pjesë integrale e saj. Kjo i bën tonet e basit të pranueshme.
Riprodhimi i drejtpërdrejtë i rezonancës së tingullit në sedilje shton një nivel tjetër në përvojën dëgjimore
tre-dimensionale, tingulli 4D i frymëzuar nga masazhi akustik. Intensiteti i perceptuar i zërit mund të
rregullohet individualisht për secilën ndjenjës. Muzika bëhet edhe më emocionuese falë këtij komponenti
të ndjeshëm. Dy ‘eksitues’ janë të integruar në mbështetësen e secilës ndjesëse pikërish për këtë qëllim.
Sisteme të automatizuara të drejtimit dhe ndihmës në drejtimin e mjetit: edhe më shumë mbështetje për
drejtuesin e mjetit
Zyra në shtëpi (home office) së shpejti do të jetë e lëvizshme, përfshirë edhe për njerëzit që qëndrojnë pas
timonit. Të paktën nëse drejtojnë një automjet që mban yllin me tre cepa: Mercedes-Benz dëshiron të
sjellë realizimin teknik dhe funksionimin e sigurt të drejtimit të S-Class, në modalitetin e automatizuar me
kusht dhe duke përmbushur kërkesat ligjore të saktë për atë që njihet si një sistem i Niveli 3. Pritet që nga
gjysma e dytë e vitit 2021, S-Class të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të automatizuar të
kushtëzuar me anë të sistemit të ri PILOT DRIVE, në situata kur dendësia e trafikut është e lartë ose kur
trafiku lëvizën shumë pak, kryesisht në disa pjesë të përshtatshme të autostradave në Gjermani. Duke
hequr presionin dhe stresin nga shoferi, kjo i lejon ata të ndërmarrin aktivitete dytësore siç janë navigimi
në internet, leximi i postës elektronike në Zyrën e Automjetit (In-Car-Office), dhe kështu të fitojnë kohë
shtesë.
Në modelin e ri S-Class, Mercedes-Benz vjen me një hap tjetër të madh dhe të rëndësishme dhe shumë
më pranë vizionit të drejtimit të automjetit pa aksidente. Shoferi mbështetet nga shumë sistemet më të
fundit dhe më bashkëkohore të ndihmës në drejtimin e mjetit dhe mund të mbështetet plotësisht tek
ndihma e tyre. Ai/ajo në këtë mënyrë ka më parë stress në situatat tte përditshme, dhe është në gjendje të
drejtojë mjetin në mënyrë më komode dhe të sigurt. Në raste të një rreziku, sistemet e ndihmës janë në
gjendje t'i përgjigjen përplasjeve të afërta siç kërkon situata. Parimi i funksionimit të sistemeve bëhet i
dukshëm nga një koncept i ri i ekranit në ekranin e drejtuesit të mjetit.
Falë sensorëve të jashtëm të përmirësuar ndjeshëm, sistemet e parkimit i japin shoferit mbështetje edhe
më të mirë kur manovrojnë me shpejtësi të ulët. Operacioni është më i shpejtë dhe më intuitiv falë
integrimit me sistemin e ri MBUX. Drejtimi opsional i boshtit të pasëm është i integruar në paketën e
asistentit të parkimit, me llogaritjen e trajektorëve të përshtatura në përputhje me rrethanat. Funksionet e
frenimit emergjent shërbejnë gjithashtu për të mbrojtur përdoruesit e tjerë të rrugës.

Shoferi mund të parkojë dhe zbarkojë makinën përmes smartphone-it me ndihmën e parkimit në distancë.
Operacioni është thjeshtuar në mënyrë të konsiderueshme. Nëse specifikohet me parainstalim për
INTELLIGENT PARK PILOT, S-Class është i përgatitur për Shërbimin e Parkimit Automatik (Automated
Valet Parking, SAE Niveli 4). Në bashkëpunim me pajisjet e nevojshme opsionale dhe shërbimin përkatës
Connect (në varësi të vendit), S-Class i ri është e pajisur me teknologjinë e nevojshme në bord për të hyrë
dhe për të dalë nga vendi i parkimit shumëkatësh, për ndërtesat e pajisura me infrastrukturën e
nevojshme AVP në mënyrë shumë të automatizuar dhe pa shofer, me kusht që legjislacioni kombëtar të
lejojë një veprim të tillë.
Sistemet e pezullimi: më manovruese dhe dinamike me drejtimin e boshtit të pasëm
Falë lëvizshmërisë së aksit të pasëm (opsional), S-Class është po aq e manovrueshme sa një makinë
kompakte në qytet. Këndi i drejtimit në boshtin e pasëm mund të lëvizë deri 10 gradë. Rrethi i kthimit
ndërkohë zvogëlohet deri në dy metra.
Sistemi opsional i pezullimit, plotësisht aktiv E-ACTIVE BODY CONTROL, me bazë 48 V, ofron një
sintezë unike të komoditetit dhe shkathtësisë, plus mbrojtje shtesë në rast të një përplasje anësore.
Pezullimi AIRMATIC me amortizim të adaptueshëm ADS + është pajisje standarde. Rrjeti i ngushtë
ndërmjet sistemeve të pezullimit dhe kontrollit, siguron qëndrueshmëri dhe siguri maksimale. Mercedes-
Benz tani ka shtuar një funksion të ri të PRE-SAFE® Impulse Side në masat e tij në fazën para aksidentit.
Kur një ndikim anësor kërcënon automjetit, trupi i automjetit mund të ngrihet deri në 80 milimetra nga E-
ACTIVE BODY CONTROL brenda disa të dhjetave të sekondës. Kjo zvogëlon forcat në strukturat e derës,
pasi pragu i derës mund të thithë më shumë energji falë pozicionit të tij më të lartë. Si rezultat, deformimi i
qelizës së pasagjerit dhe forcat që veprojnë në banorët mund të zvogëlohen. Sensorët e radarit përdoren
për të njohur një përplasje të mundshme anësore.
Dizajni i jashtëm: përmasa perfekte për një prezencë klasike
Me një pjesën e përparme më të shkurtër, një bosht më të gjatë dhe pjesë të pasme më të ekuilibruar, S-
Class është projektuar si një sallon klasik me përmasa perfekte. Gjerësia dhe disqet me dizajne moderne i
japin automjetit një pamje muskulore. Të ashtuquajturat linja karakteristike janë zvogëluar shumë përgjatë
pjesëve anësore. Sipërfaqet e konturuara me zgjuarsi me një pamje të gdhendur, krijojnë efekte të
veçanta drite. Në pjesën e përparme bie në sy grila e radiatorit me status edhe më të veçantë.
Fenerët karakterizojnë pjesën e përparme të modelit të ri S-Class. Ata kanë shënjen e tre pikave për
drejtimin gjatë ditës, që është tipike për S-Class, por kjo është më e sheshtë dhe disi më e vogël në
përgjithësi. Dorezat e dyerve të montuara në brendësi (opsionale) janë një zhvillim krejtësisht i ri për këtë
model. Ato zgjaten elektrikisht kur shoferi afrohet, ose kur drejtuesi i mjetit prek sipërfaqen e jashtme e
dorezës së derës. Hyrja pa çelës sigurohet nga KEYLESS-GO.
Pamja dinamike e mjetit vijon dhe në pjesën e pasme. Falë veçorive të brendshme të dizajnuara
saktësisht, shumë të hollësishme dhe funksioneve të animuara, dritat e pasme japin përshtypjen e një
cilësie të lartë. Ata e bëjnë S-Class të ri të pagabueshëm si në modelin e tyre ditën ashtu edhe natën.
Dritat: me teknologji inovative dixhitale si brenda ashtu edhe jashtë

Sistemi opsional DIGITAL LIGHT hyn në prodhim serial për herë të parë tek Mercedes-Benz. Në secilin
fener, DIGITAL LIGHT ka një modul të dritës me tre LED jashtëzakonisht të fuqishëm me dritë që thyhet
dhe drejtohet nga 1.3 milion mikro pasqyra. Rezolucioni është më shumë se 2.6 milion piksel për
automjet. Kjo lejon shpërndarjen e dritës në mënyrë shumë precize. Kjo e bën Asistetin Highbeam mbi
100 herë më të saktë se drita 84 pixel, kur përjashtohen shenjat e trafikut që vijnë ose rrugës nga dritat
kryesore. Shkallëzimet e dritë-hijeve dhe shpërndarja e dritës së të gjitha funksioneve të tjera të ndriçimit
adaptiv realizohen gjithashtu me më shumë saktësi, duke optimizuar ndriçimin nga p.sh. drita e mjegullës,
drita e autostradës ose drita e qytetit.
Falë teknologjisë LED, S-Class i ri gjithashtu ka bërë një hap përpara në ndriçimin e saj të brendshëm:
Mercedes-Benz tani ka realizuar për herë të parë ndriçimin e brendshëm interaktiv. Ndriçimi aktiv i
ambientit (opsional) plotëson ndriçimin e ambientit (pajisje standarde) me një shtresë shtesë drite. Ai
është i integruar në sistemet e ndihmës në drejtimin e mjetit dhe është në gjendje të përforcojë sinjalizimet
vizualisht. Kjo gjithashtu bën të mundur reagimin përkatës për sistemet e komoditetit. Kjo vlen për sistemin
e kontrollit të klimës ose asistentin e zërit “Hey Mercedes”
Motorët: më shumë elektrifikim, më shumë efiçencë
Motorët me gjashtë cilindra me benzinë dhe naftë me kategori të ndryshme fuqie janë variantet e para të
motorit për S-Class të ri. Një motor V8 me një gjenerator-startues të integruar (Integrated Starter-
Generator) dhe një sistem elektrik në bord 48 voltësh, do të jetë i disponueshëm së shpejti. Një hibrid
plug-in i gjithi elektrik me një diapazon rreth 100 kilometra do të jetë në dispozicion në vitin në 2021.
Modelet në dispozicion S-Class

S 450
4MATIC
S 500
4MATIC

S 350 d S 350 d
4MATIC

S 400 d
4MATIC

Transmisioni automatik 9G-TRONIC
Motori (seria, nr. i cilindrave, vendosja) M 256, 6 në linjë OM 656, 6 në linjë
Cilindrata cc 2999 2999 2925 2925 2925
Fuqia kË/hp 270/367 320/435 210/286 210/286 243/330
ne rpm 5500-
6100

5900-
6100

3400-
4600

3400-
4600

3600-
4200

Fuqi e shtuar me EQ
Boost

kË/hp
16/22 16/22 – – –

Mom. përdredhës
maksimal

Nm
500 520 600 600 700

ne rpm 1600-
4500

1800-
5.500

1200-
3200

1200-
3200

1200-
3200

Mom. Përdredhës me EQ
Boost

Nm
250 250 – – –

Komsumi i kombinuar i
karburantit l/100 km 8.4-7.8
(8.3-7.8)

8.4-7.8
(8.4-7.8)

6.7-6.2
(6.7-6.2)
6,9-6,4
(6,8-6,3)

7.0-6.5
6.9-6.4)

Emëtimet e kombinuara
të CO 2 g/km 191-178
(191-178)

192-179
(192-178)

176-163
(176-163)

183-168
(180-166)

186-171
(183-169)
Përshpejtimi 0-100 km/h s 5.1 4.9 6.4 6.2 5.4
Shpejtësia maksimale km/h 250 250 250 250 250
Trupi i mjetit dhe mbrojtja nga aksidentet: jastekë të rinj për airbag-ët e përparmë dhe të pasme të
pasagjerëve

Dizajni inteligjent i trupit të automjetit dhe inovacionet në sistemet e ruajtjes konfirmojnë rolin kryesor të S-
Class kur bëhet fjalë për sigurinë pasive. Trupi i ri me përbërje hibride alumini, me një përmbajtje alumini
që tejkalon 50 për qind, plotëson kërkesa të shumta: Një nivel më i lartë i sigurisë nga përplasja, pesha
më e ulët dhe një trup shumë i ngurtë, sigurojnë karakteristika të jashtëzakonshme të sigurisë, të
shoqëruara minimizimin maksimal të zhurmës dhe eleminimin e dridhjeve.
Në vitin 2019, në Automjetin e Sigurisë Eksperimentale ESF 2019, Mercedes-Benz prezantoi idetë për të
cilat punojnë specialistët e sigurisë. Ndër më shumë se 20 inovacione, ishin zhvillimet afër serive të tilla si
jastëku i pasëm, i cili tani bëhet i disponueshëm si pajisje opsionale në modelin e ri S-Class. Jastëku i ajrit
në pjesën e përparme dhe atë të pasme të sediljes së pasme të pasagjerit reagon veçanërisht butësisht
në sajë të strukturës së saj inovative duke përdorur një strukturë tubalare. Gjatë përplasjeve të forta
ballore, jastëku i pasëm i ajrit mund të zvogëlojë ndjeshëm forcën dhe presionin që vepron në kokën dhe
qafën e rripit të sigurimit që vendosin pasagjerët në sediljen e pasme.
Gjatë një goditje të fortë anësore, në varësi të drejtimit të goditjes, ashpërsisë së goditjes dhe zënies së
sediljes së përparme, jastëku i ri qëndror pozicionohet ndërmjet drejtuesit të mjetit dhe sediljes së
pasagjerit, duke ulur rrezikun e kontaktit me kokat e tyre. Ai është integruar në sediljen e shoferit, në mes
të automjetit.
Qëndrueshmëria: zhvillim i pajtueshëm me mjedisin
Më shumë se 98 kg përbërës të bërë nga materiale të ricikluara, janë përdorur në modelin e ri S-Class.
Numri i përbërësve me përmbajtje të riciklueshme tani është 120, dy herë më shumë se në modelin e
mëparshëm. 40 kg të tjera ose më shumë janë prodhuar nga lëndë të para të riciklueshme. Procesi i
zhvillimit në mbrojtje të mjetit, me synime specifike është pjesë kryesore e procesit të përgjithshëm të
zhvillimit. Aspektet mjedisore tashmë janë marrë parasysh që në fazën konceptuale të mjetit.
Një fije e re, e ricikluar, tani përdoret për mbulesat e tapicerisë. Kjo fije, e markës ECONYL® , përbëhet
nga najloni i ricikluar. Prodhohet duke rikuperuar mbetjet e najlonit të destinuara për landfille, për shembull
rrjeta të vjetra peshku dhe mbetje pëlhurash nga mullinjtë dhe qilimat. Këto mblidhen dhe shndërrohen në
një fije të re që kanë të njëjtat veti si najloni nga lënda e parë tërësisht e re. Procesi i riciklimit i përdorur
për prodhimin e fijes kursen më shumë CO2 në krahasim me materilin e ri. Ai gjithashtu mundëson që
Mercedes-Benz, të rrisë jetëgjatësinë e materialeve.

 

Mercedes-Benz S-Class i ri.
Një përmbledhje e risive të ikonës së Mercedes-Benz.
Vlerë e shtuar për klientët: Dhjetë inovacionet më të rëndësishme
S-Class pa asnjë mëdyshje është modeli më magjepsës i Mercedes-Benz: një pikëtakimi e ekspertizës
legjendare dhe tradicionale të inxhinierisë së automobilizmit, e cila përcakton në mënyrë të përkryer
segmentin më luksoz të industrinë e automobilëve. S-Class i ri mund të përjetohet me të gjitha shqisat,
përmes shikimit, ndjesisë, dëgjimit dhe nuhatjes, ndërsa ofron inovacione të shumta veçanërisht ato të
asistencës për drejtuesin e mjetit, mbrojtjes dhe ndërveprimit. Mercedes-Benz përmes modelit të ri S-
Class, po i jep formë gjeneratës së ardhshme të lëvizshmërisë individuale të epokës tonë, duke
implementuar inovacione që kanë në fokus njerëzit. S-Class i ri përdor të gjitha mundësitë që ofron
dixhitalizimi dhe i përgjigjet me ndjeshmëri nevojave dhe dëshirave të drejtyesit të mjetit dhe pasagjerëve
të saj. Në foton e mëposhtme mund të gjeni një përmbledhje grafike të risive:

Dhjetë risitë kryesore të modelit të ri S-Class:
Gjenerata e dytë e MBUX (Mercedes-Benz User Experience) debuton zyrtarisht bashkë me modelin e ri
S-Class. Në fakt, ky është një tjetër moment historik i ndërveprimit ndërmjet dejtuesit të mjetit,
pasagjerëve dhe automjetit: në bord ndodhen deri në pesë ekrane, disa prej tyre me teknologji OLED. Me
prekjen e një butoni, ekrani i ri 3D i drejtuesit të mjetit lejon perceptimin hapësinor të skenës me efekte
real 3D falë gjurmimit të syve. Një tipar i ngjashëm mbresëlënës është ekrani shumë i madh në pjesën e
përparme, i cili është i pajisur me përmbajtje të realitetit të shtuar (augmentet reality). Kur lundroni, për
shembull, shigjetat orientuese projektohen virtualisht dhe saktësisht në korsinë e rrugës.
Duke përdorur kamerat e vendosura në panelin e kontrollit të sipërm dhe algoritmet mësimore (learning
algorithms), Asistenti në Bord i MBUX njeh dhe parashikon dëshirat dhe qëllimet e drejtuesit të mjetit.
Një gjë të tillë, ai e bën duke interpretuar drejtimin e kokës, lëvizjet e duarve dhe gjuhën e trupit dhe
përgjigjet me funksionet përkatëse të automjetit. Për shembull, nëse shoferi shikon mbi shpatullën e tij
drejt xhamit të pasëm, Asistenti në Bord hap automatikisht perden për mbrotjen ndaj diellit
(antiverbuesen).

Ndriçimi aktiv i ambientit (opsionale) plotëson ndriçimin e ambientit (pajisje standarde) me një shtresë
shtesë drite. Me rreth 250 LED-ë ajo është e integruar në sistemet e ndihmës në drejtimin e mjetit, dhe
është në gjendje të përforcojë paralajmërimet e tyre vizualisht. Për më tepër, reagimet janë të mundshme
kur veprojnë sistemi i kontrollit të klimës ose asistenti i zërit “Hey Mercedes”, për shembull.
Gjenerata e fundit e Paketës së Ndihmës në Drejtimin e Mjetit ka funksione të reja dhe shumë të
përmirësuara. Për shembull përshtatja inteligjente me kufijtë e shpejtësisë. Ekrani i ri ndihmës, i cili
shfaqet në xhamin kryesor të mjetit tregon qartë principet e funksionimit të sistemeve të ndihmës në
drejtimin e mjetit, dhe gjithçka shfaqet si një ekran i madh dhe i plotë.
Në rast të përplasjeve të forta ballore, jastëku i pasëm i airbag (opsional për modelin S-Class Long)
mund të zvogëlojë ndjeshëm forcat që veprojnë në zonën e kokës dhe qafës së pasagjerëve që mbajnë
rripin e sigurimit në sediljet e pasme. Jastiku i përparëm i airbag për sediljet e pasme, hapet veçanërisht
butësisht në sajë të ndërtimit të tij inovativ duke përdorur një strukturë tubulare.
Falë lëvizshmërisë së aksit të pasëm (opsional), S-Class është po aq e manovrueshme sa një makinë
kompakte në qytet. Këndi i drejtimit në boshtin e pasëm mund të lëvizë deri 10 gradë. Rrethi i kthimit
ndërkohë zvogëlohet deri në dy metra.
Më shumë se 50 komponentë elektronikë të S-Class të ri mund të azhurnohen me softuerët e rinj në kohë
reale over-the-air (OTA) [një teknologji që u mundëson prodhuesve të automjeteve të rregullojnë,
mirëmbajnë dhe përmirësojnë automjetet përmes azhurnimeve të programeve në distancë nga një server
cloud]. Këto përfshijnë të gjithë sistemin e informacionit dhe argëtimit MBUX – Mercedes-Benz User
Experience, ekranin e shoferit, sistemet ndihmëse në drejtimin e mjetit dhe sistemet e ndriçimit
MULTIBEAM LED dhe DIGITAL LIGHT. Kjo teknologji i kursen klienti kohë, pasi ai/ajo nuk ka nevojë të
vizitojë servisin e autorizuar për këtë arsye. Dhe më e rëndësishmja, automjeti mbetet i azhurnuar gjatë
gjithë ciklit të tij të jetës dhe është i pajisur me veçori të reja. Miratimi eksplicit i përdoruesit është
gjithmonë një parakusht për përditësimet e OTA-s.
Në rastet e përplasjeve anësore me një automjet tjetër kërcënon, trupi i automjetit mund të ngrihet përmes
E-ACTIVE BODY CONTROL (opsional) brenda disa të dhjetave të sekondës. Ky është një funksion i ri i
PRE-SAFE® Impulse Side: Mund të zvogëlojë forcat që veprojnë tek drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët,
sepse drejton forcat e goditjes drejt strukturave veçanërisht rezistente në zonën e poshtme të automjetit.
Pritet që nga gjysma e dytë e vitit 2021, S-Class do të jetë në gjendje të lëvizë në mënyrë të automatizuar
të kushtëzuar, përmes DRIVE PILOT të ri (opsional), në kushtet e trafikut të rënduar ose kur trafiku
lëvizën shumë ngadalë, në pjesët e përshtatshme të autostradave në Gjermani. Duke eleminuar presionin
dhe stresin që ushtrohet ndaj shoferit, kjo i lejon ata të kryejnë aktivitete dytësore siç janë shfletimi në
internet ose leximi i postës elektronike në Zyrën e Automjetit (In-Car Office), dhe në këtë mënyrë mund
të fitojnë kohë shtesë.
Teknologjia revolucionare e dritave DIGITAL LIGHT (opsionale) lejon funksione krejtësisht të reja, p.sh.
projeksionit të sinjalistikës rrugore ose simboleve paralajmëruese në rrugën përpara. Në secilin fener,
DIGITAL LIGHT ka një modul të dritës me tre LED jashtëzakonisht të fuqishme me dritë që thyhet dhe
drejtohet nga 1.3 milion mikro pasqyra. Rezolucioni është pra më shumë se 2.6 milion piksel për automjet.

Zjarr Tv Ad