Merkato e verës, derbi londinez për yllin e Interit

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa të gjithë presin largimin e Mauro Icardit, Inter duhet të mbrohet nga “kthetrat” e rivalëve edhe për Ivan Perisic. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kroati është vënë në shënjestër të gjigantëve të Premier League. Një derbi i tëri kryeqytetas për 30 vjeçarin, i cili kohët e fundit ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj situate, Luciano Spalletti ka kërkuar nga Perisic që të fokusohet totalisht te objektivat e zikaltërve, para se të mendoj për një lëvizje të mundshme gjatë verës. Për kartonin e tij, Inter kërkon rreth 35 milionë euro.

Perisic është një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Spallettit dhe ka shënuar gjashtë gola në 38 paraqitje këtë sezon, por Inter është e gatshme të dëgjojë çdo ofertë. Në rast të një shitje eventuale të Perisic, në listën e dëshirave të zikaltërve gjenden Steven Bergwijn i PSV dhe Federico Chiesa i Fiorentinës.

 

Zjarr Tv Ad