Merkato: Seria A, Juventusi prezanton afrimin e fundit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraditja e sotme në Torino mund të quhet me plotë gojën dita e Kostic ish futbollisti i Eintracht Frankfurt ka mbërritur në ambjentet e klubit të Juventusit për të nënshkruar kontratën me skuadrën e re.

Ditën e djeshme Juventus dhe Eintracht Frankfurt arritën një marrëveshjen për transferimin e lojtarit 29-vjeçar mbi bazën e 17 milionë eurove 13 plus 4 të tjera në formën e bonuseve. Ndërkohë vetë Filip Kostiç do të marrë një pagë prej 3 milionë eurosh plus bonuse të përfshira në sezon për 3 vite.

Pasi mbërriti në aeroportin e Caselle, futbollisti u drejtua për në Continassa për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në J Medical dhe për të nënshkruar kontratën e re. Ai mund të luajë në mesfushë ose në sulm.

Zjarr Tv Ad