Menjëherë pas përfundimit të takimit mes kancelares gjemane, Angela Merkel dhe kryeministrit Edi Rama, në faqen e Facebook, seksioni në shqip i Deutsche Welle, shkruajti përmes një statusi se kancelarja Merkel kishte më pak se gjysmë ore kohë për takimin me Edi Ramën.
“Më pak se gjysmë ore kohë kishte Merkel në takimin me Edi Ramën para se në 17:00 të përshëndeste presidentin francez, Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi celja e negociatave, por momentalisht kjo është më se e pasigurtë” – ishte ky statusi që DW në seksionin shqip postoi menjëherë pas përfundimit të takimit Rama-Merkel në Berlin.
Por mëngjesin e sotëm, Deutsche Welle e ka konsideruar një gabim teknik këtë status, dhe ka kërkuar ndjesë duke e fshirë atë nga profili i saj në facebook.
“Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche welles! Me reagimet tuaja dje Ju kishit të drejtë ! Sepse një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një, njoftimi u keqkuptua si njoftim i korrespondentit tonë. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim!” – shkruhet sot në faqen zyrtare të seksionit shqip të Deutsche Welles në facebook.