Merkel: E di se duhet të shqetësohem për shëndetin tim

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha sot se ajo duhet të kujdeset për shëndetin e saj pasi u trondit në tri raste gjatë ngjarjeve publike.

“Së pari, mund të kuptoni se unë jam e vetëdijshme për përgjegjësinë e punës sime. Unë sillem me përgjegjësi kur është në pyetje shëndeti im, “u tha Merkel gazetarëve kur u pyet për shëndetin e saj në një konferencë shtypi me kryeministren daneze Meta Frederiksen.

“Unë personalisht jam e interesuar të jem mirë dhe brengosem për shëndetin tim”, tha kancelarja, e cila do të festojë ditëlindjen e 65-të javën e ardhshme, duke bërë shaka se çdo ditëlindje i kujton asaj se ajo është më e vjetër.

 

Zjarr Tv Ad