Merkel: E trishtuar për tragjedinë e Madeiras

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit në ishullin portugez të Madeiras, ku 29 persona humbën jetën, shumica prej të cilëve ishin nga Gjermania.

“Me trishtim dhe tronditje shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për bashkatdhetarët tanë si dhe të gjithë ata që u prekën nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Madeira”, theksoi Merkel në një deklaratë.

Ajo gjithashtu falënderoi shërbimet e shpëtimit dhe mjekët në Madeira për përpjekjet e tyre.

 

Zjarr Tv Ad