Merkel: Marrëveshja me SPD ishte e dhimbshme

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një marrëveshje e dhimbshme, por e pranueshme. Kështu e ka përshkruar kancelarja gjermane Angela Merkel akordin e arritur me Partinë Social-Demokrate për qeverisjen e vendit. Në një intervistë për transmetuesin gjerman ZDF, Merkel hodhi poshtë zërat se ajo po humbet autoritetin në rradhët e konservatorëve, ndërkohë që i bëri thirrje të rinjve në partinë e saj të bëhen pjesë e Kabinetit. Pas kritikave brenda partisë së saj për lëshimet e bëra ndaj Social-Demokratëve gjatë bisedimeve për koalicion, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj. Në një intervistë për transmetuesin publik ZDF, Merkel e cilësoi të dhimbshme por të pranueshme marrëveshjen ku blloku i saj konservator i dorëzon Ministrinë e Financave partisë së drejtuar nga Martin Schulz. Sipas kancelares, kritikat nga rradhët e konservatorëve lidhur me këtë humbje të rëndësishme, nuk janë një shenjë se autoriteti i saj brenda partisë po zvogëlohet. “E kuptoj zhgënjimin, por nuk do të heq dorë nga roli si kryetare e partisë ose si kancelare. Këto dy detyra i përkasin një personi, në mënyrë që vendi të ketë një qeveri të qëndrueshme,” deklaroi Merkel për ZDF. Gjatë intervistës, Merkel theksoi se Kabineti gjerman nuk do të jetë i përbërë vetëm nga anëtarë të vjetër. Për këtë arsye, kancelarja ftoi të gjithë të rinjtë Kristian-Demokratë të plotësojnë pozicionet ministrore në qeverinë e re.

Zjarr Tv Ad