Merkel: Nëse s’hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, boshllëku do mbushet nga të tjerë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Pengimi i fillimit të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Këtë pohuan njëzëri, kryeministri italian Giuseppe Conte ashtu dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, që ndodhet për vizitë në Romë. Kancelarja Merkel paralajmëroi se boshllëku i krijuar në Ballkanin Perëndimor do të mbushet nga fuqi të tjera.

Italia dhe Gjermania ritheksuan se bllokimi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe pengimi i fillimit të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk përputhet me interesat strategjike europiane.

Si kryeministri italian Giuseppe Conte ashtu dhe kancelarja gjermane Angela Merkel që po viziton Romën, nënvizuan rëndësinë e zgjerimit të bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për të punuar më shumë me vendet e këtij rajoni.

Të dy udhëheqësit nuk fshehën zhgënjimin e rezultatin negativ të takimit të fundit të Këshillit Europian.

Conte: Duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të Bashkimit Europian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një temë mjaft e rëndësishme për ne që e përballem se fundi pa zgjidhjen e duhur.

Kancelarja Merkel paralajmëroi se boshllëku i krijuar në Ballkanin Perëndimor do të mbushet nga fuqi të tjera.

Merkel: Jam mjaft e kënaqur që ndajmë së bashku me Conten të njëjtën strategji ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim, për hapjen negociatave me Shqipërinë Maqedoninë e Veriut.

Përveç zgjerimit të dy krerët e qeverive diskutuan edhe për problemin e rishpërndarjes së refugjatëve që arrijnë në brigjet italiane, por edhe ndryshimet për bashkimin bankar të bllokut.

Zjarr Tv Ad