Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri sot thirrje për dialog me talebanët, të cilët do të njoftojnë qeverinë e tyre të re në Afganistan, për të mundësuar vazhdimin e evakuimeve nga Kabuli.
“Ne thjesht duhet të flasim me talebanët mbi mënyrën se si ne mund të mundësojmë daljen nga vendi të personave që kanë punuar për Gjermaninë dhe për t’i siguruar ata”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi.
Kancelarja në ikje, Angela Merkel, në datën 14 shtator pritet që vizitën e fundit të saj në postin që ka, ta bëjë në Shqipëri, për të folur mbi Procesin e Berlinit, por edhe mbi fluksin e emigrantëve.