Çështja për çeljen e negociatave për Shqipërinë, e që Merkel i tha jo Shqipërisë, shkaktoi jo pak debate mes mazhorancës dhe opozitës, ku opozita hodhi akuza se; qeveria ishte shkaktare për refuzimin që BE-ja bëri.
Por ndërkohë që Angela Merkel u tha jo negociatave me Shqipërinë, Ndreca e hedh poshtë këtë duke thënë se; ne i kemi të hapura negociatat.
Plarent Ndreca është shprehur se; nuk është faji i qeverisë për mosçeljen e negociatave, sepse ato janë të hapura.
“Nuk është faji i Shqipërisë. Ne e kishim Gjykatën Kushtetuese funksionale dhe nuk i kishim të hapura negociatat. Me iniciativën e BE-së dhe SHBA-së u ndërmor një reformë e rëndësishme, ajo në drejtësi. Nuk është faji i qeverisë për vonesën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Janë brenda KED-ja, Presidenti dhe Kuvendi. Nuk kemi datë për negociatat, por ato janë hapur ”- është shprehur Ndreca.