Mero Baze del hapur kundër Ramës: Bëje me radhë bashkë me Berishën, mbrojtjen e kullës së Zenit!

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe botuesi i “Tema”, Mero Baze, i cili njihet si një nga njerëzit mediatikë më pranë kryeministrit, për çështjen e “Kullës së Zenit” siç e quan vetë ai, ka dalë hapur kundër Ramës. Kapjen e opozitës Berisha nga Rama nëpërmjet kësaj kulle dhe investimeve të tjera në Gjirin e Lalzit e gjetkë, Mero Baze, e ka denoncuar i pari disa javë më parë në studion e Ylli Rakipit.

Pas plasjes së skandalit, vetë Baze dhe media e tij kanë dekonspiruar me emra dhe fakte, se biznesmenë prapa investimit të kullës, si Ilir Shtufi dhe Aleksandër Frangaj i “Klan”, jo vetëm dyshohet se po pastrojnë aty paratë e familjes Berisha, por njëkohësisht shërbejnë si ndërmjetës mes Edi Ramës dhe Berishës për të mbajtur në lojë Rithemelimin, si një mënyrë për të pasur një opozitë të dobët që i zgjat pushtetin Rilindjes.

Pas mbrojtje së hapur që Edi Rama i bëri “Kullës së Zenit” nëpërmejt një shënimi të gjatë, Mero Baze ka reaguar me cinizëm në faqen e tij në FB duke i kërkuar Berishës dhe Ramës të mos e mbrojnë Shkëlzen Berishën të dy brenda një dite, por ta bëjnë me radhë!

“Berisha të mos dal sot në orën 12 për të mbrojtur Shkëlzenin. Mirë është ta bëjnë me radhë se dhe ditë pushimesh. Sot eshte kry radha”, shkruan me ironi Baze.

Zjarr Tv Ad