Mero Baze: Sot Lulzim Basha po bën aktin më të guximshëm të jetës së tij

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mero Baze, ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha, janë ndarë në dy pjesë. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, botuesi i gazetes “TemA” shkruan: “Sot Partia Demokratike u nda dhe zyrtarisht nga Berishizmi. Berisha po bën mitingun më të vogël të historisë së tij në stadium”, shprehet ai.

Reagimi i Mero Baze:

“Sot Partia Demokratike u nda dhe zyrtarisht nga Berishizmi. Berisha po bën mitingun më të vogël të historisë së tij në stadium. Basha po bën aktin më të guximshëm të jetës së tij duke i qëndruar përballë në emër të vlerave perndimore për të cilat u themelua PD. Dhe në shoqatat e Hysni Milloshit shumica ishin me Enver Hoxhën por shqiptarët jo”, shkruan Mero Baze.

Zjarr Tv Ad