Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ashensori i një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur tek Kthesa e Kamzës dhe sipas informacioneve të para shkak dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike.
Policia thotë gjithashtu se janë evakuuar banorët e pallatit dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
“Rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse kanë bërë menjëherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.