“Merr fund emërimi me zarfet me euro”, Berisha për primaret: Sot ditë e rëndësishme, në të ardhmen kështu do zgjidhni dhe kryeministrin

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri, Sali Berisha në Vaun e Dejës, flet për primaret e mbajtura në degët e PD në 6 bashkitë e vendit:

Kam kënaqësi të veçantë se takohem sot me ju në një ditë të rëndësishme për PD por dhe për vendin. Sot në 6 bashki të Shqipërisë, Shkodërm, Durrës, Peshkopi, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre të lirë kandidaten apo kandidatin për qytetar të parë.

Unë mendoj se kjo është një arritje e madhe. 4 muaj më parë e premtuam këtë praktikë, u zotuam se do rikthenim votën e lirë. Sot ajo po ushtrohet nga mijëra demorkatë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj.

Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive por edhe këshilltarët, deputetët dhe në të ardhmen e afërt edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika e emërimeve nga lart dhe zarfeve me euro për të fituar këtë emërim.

Zjarr Tv Ad