Zv.kryeministri Erion Braçe ka postuar në rrjetet sociale pamjet se si vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier që për disa dite kishte shpërthyer në flakë, është shuar duke i mbuluar plehrat me dhê.
Braçe thotë se tashmë do të hapet një faqe e re për trajtimin e mbetjeve në këtë zonë, të cilat pritet të kalojnë përmes landfillit të ri dhe inceneratorit.
Postimi i Braçes:
MERR FUND FERRI 70 VJECAR I PLEHRAVE NE DERE TE FIERIT!
Se pari, shume ndjese cdo banori te qytetit te Fierit per keto 5 dite te keqia dhe 70 vite me plehra ne dere; Shume ndjese te moshuarve, te semureve e femijeve mbi te gjitha!
Se dyti, shume mirenjohes ndaj te gjithe punetoreve, manovratoreve e ciltdo tjeter qe punoi 24 ore ne 24 per te kapsuluar vatren me te madhe te infesksionit ne qytet;
Vertet shume mirenjohes!
Besoj se tani hapet nje faqe e re per trajtimin e mbetjeve urbane ne te gjithe qarkun e Fierit me landfillin dhe inceneratorin qe jane gati e duhet te nisin pune!