Kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako pritet të jetë edhe kandidatja që do të ketë PS në zgjedhjet e pjesshme lokale për këtë bashki. Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së PS në këtë qytet, e cila zhvilloi mbledhjen një ditë pasi Presidenti Meta dekretoi datën.
Mësohet po ashtu se Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa PS e Durrësit ka deklaruar se Sako ka menaxhuar me seriozitet periudhën pas tërmetit. Sako për disa mandate ka mbajtur detyrën e drejtoreshës se shërbimeve publike ne bashkinë Durres.
Ndërkohë që janë mësuar dhe emrat që pritet të jenë përballë saj nga opozita, e cila derimë tani duket se do të jetë e ndarë në këto zgjedhje. Komisioni i Rithemelimit pritet që të garojë në këtë Bashki me Ardian Mukën, ndërsa PD e Lulzim Bashës me Luan Hotin.