Merr jetë monodrama “Letër fëmijës që nuk lindi kurrë”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Letër fëmijës që nuk lindi kurrë” është shfaqja e cila beri bashkë publikun në monodramën e shkruar nga Oriana Fallaci dhe të vënë në skenë nga Ina Gjonci. Dashuri e nënës për fëmijën që nuk mundi ta sillte kurrë në jetë dhe dilemat e saj, janë elementët të cilët bëjnë këtë shfaqje unike. 

Dashuria e verbër e nënës për fëmijën e saj e përshkruar mrekullisht në romanin e Oriana Fallacit është përcjellë prej aktores Ina Gjonci.

Përmes monodramës aktorja ka bërë për vetë publikun shqiptar në Teatrin Eksperimental, duke përcjellë emocionet e dhimbjes dhe të dashurisë.

Në gjendje paksa të rënduar psikologjike, mes dilemës së nënës nëse i biri duhet të vinte në këtë botë të egër nëna vendos ti japë jetë fëmijës.

Dashuria e nënës triumfoi mbi frikën, por ai nuk mundi t’ia dilte. Gjithçka e paraqitur me një “Letër fëmijës që nuk lindi kurrë”, e kthyer tashmë në një shfaqje që ka rrëmbyer zemrat e shikuesve në mbarë botën.

 

Zjarr Tv Ad