Merren masa per protesten e 8-Janarit/ Blindohet selia e PD

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej 2 ditësh dyert e selisë së Partisë Demokratike janë mbyllur, madje edhe edhe disa nga deputetët demokratë e kanë patur të pamundur të futen në seli.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i pyetur për këtë çështje, deklaroi se në seli muret dhe po bëhen punime të tjera.

Por në fotot e publikuara mbrëmjen e sotme shihet se dyert e PD-së janë blinduar, madje në katin e dytë shihet një derë e madhe hekuri, e cila mendohet se do të vendoset për të mbrojtur hyrjen kryesore në seli.

Në datën 8 Janar do të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha, ndaj Basha ka marrë këto masa në rast se situata agravon dhe protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në seli.

Zjarr Tv Ad