Merren peng 3 adoleshentë në Cërrik, autorët i godasin me …

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohet se, pas një sherri për arsye xhelozie, kanë marrë peng në makinën e tyre tre bashkëmoshatarë të tyre, mes të cilëve edhe një vajzë.

Më pas, ata i kanë goditur me grushte e shkelma tre adoleshentët duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i ka lënë të lirë ata. Sipas bluve të Cërrikut, në pranga kanë rënë shtetasit Klodjan Xhavari, Diamant Pupuleku dhe Gurali Shkoza.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin  për motive të dobëta e xhelozie  kanë marrë me forcë në automjet tre adoleshentët, ndërmjet tyre një femër (15-16-vjeçarë) dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma, duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.”, tha policia.

Zjarr Tv Ad