“Merreni me qetësi”, Balla: Ja kushti i PS për Reformën Zgjedhore

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se PS-ja ka një kusht të panegociueshëm, i cili lidhet me votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ai gjithashtu përshëndetin krijimin e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, ndërsa tha se PS është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht për realizmin e të gjitha reformave të kërkuara.

“Merreni me qetësi dhe dashuri propozimin tim, rregullorja e kuvendit parashikon që 24 orë para seancës të fusë në rend dite, një vendim, që përmban angazhimin tonë për të punuar së bashku në një objektiv të përbashkët atë të reformës zgjedhore, që do përfshijë reformimin e sistemit zgjedhor, kam propozuar edhe që 28 nëntori që jetë afati i fundit. Deri në fund të seancës keni kohë boll për të pritur, shqyrtuar e pranuar për gjithë propozimet që kanë ardhur, unë di që keni bërë punë konkrete, PS nuk ka kushte për reformën zgjedhore, miraton gjithë kërkesat e OSBE ODIHR se janë detyrimi i fazës së parë të reformës, për PS ka vetëm një kusht të vetëm, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, janë 1/3 e shqiptarëve që u mohohet vota”, tha Balla.

Deputeti i LSI- së, Ralf Gjonaj në replikë me Ballën tha se përfshirja e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë është shumë e rëndësishme, ndërsa i kujtoi kreut të grupit parlamentar të PS, se vota e shqiptarëve para së gjithash është çështje administrative.

“Qetësia dhe dashuria të paska mbet në mendje, sepse angazhimi ynë buron nga axhenda jo të fshehta. Hajde të ulemi dhe të diskutojmë të gjithë bashkë se çfarë i duhet këtij vendi dhe bashkohemi me një draft dhe rrimë këtu deri në orën 12. Vota e shqiptarëve  jashtë vendit, kjo është e rëndësishme, por mbi të gjithë kjo është çështje administrative”, shto ai.

Zjarr Tv Ad