Merret në pyetje kandidati i parë për Kushtetuesen, çfarë u konstatua

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka mbaruar mbledhja e sotme e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në të cilën është intervistuar kandidati për Gjykatën Kushtetuese, Besnik Muçi.

Burime të Fax News brenda KED thanë se Muçi është pyetur nga anëtarët e KED me pyetje përgjithësuese në lidhje me atë çfarë ai pretendon të sjell në vijim nëse zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu gjatë mbledhjes, KED ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, të cilat konsistojnë me shpalljen e fillimit të procedurave të pikëzimit dhe vlerësimit për kandidatët e ILD dhe Kushtetuese.

Ka kaluar edhe pika në të cilën cilësohet miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja për intervistimin e kandidatëve të ILD e Kushtetuese. Mbledhja e radhës në datën 9 gusht, ora 10:00.

Zjarr Tv Ad