Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi akuzohet se ka rrëmbyer Drejtorin e Zyrës Arsimore të këtij qyteti.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A.K banues në Shupenzë mbajti në automjetin e tij pa dëshirë drejtorin e Zyrës Arsimore Bulqizë, 52-vjeçarin me ininciale K.K me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Bulqizës:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.