Merret vendimi, çfarë mase dha Gjykata e Posaçme për 9 të akuzuarit për inceneratorin e Fierit

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për 9 personat që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK.

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për 7 persona ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpie.

Masat ‘Arrest me burg’

Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë së zhvatjes ”.

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëni e inceneratorit! drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”!

Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier! Akuzohet për shpërdorim detyre!

Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’

Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit! I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”,

Masat ‘Arrest Shtëpie’

Sabina Cenameri, e “Shpërdorimi i detyrës”, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit!

Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim

Zjarr Tv Ad