Merret vendimi i rëndësishëm për Abetaren, ministrja Kushi: Nisim projektin për unifikimin e tekstit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi thotë se qeveria planifikon të nisë një projekt të ri për unifikimin e tekstit të Abetares.

E quajtur “Një gjuhë, një Abetare”, Kushi tha se sot është miratuar vendimi për përjashtimin e Abetares nga mundësia për të patur tekst alternativ.

Kushi tha se Abetarja do të jetë e unifikuar për të gjithë nxënësit në të gjithë Shqipërinë.

“Për çdo lëndë ne kemi tekste alternative, mësuesit mblidhen së bashku dhe vendosin të zgjedhin një nga tre alternativa. Nga kjo procedurë do të përjashtohet teksti i Abetares. Të gjithë nxënësit e klasës së parë në të gjithë Shqipërinë të kenë një tekst të unifikuar. Abetarja është libri i parë me të cilin përballet nxënësi në shkollë. Me ekspertët kemi dakortësuar që me Abetaren të kemi një tekst të unifikuar. Në muajt në vijim ne do të punojmë për këtë projekt, një gjuhë, një abetare që të fillojmë procedurat në mënyrë që të gjithë vogëlushët në vitin 2022-2023 të kenë një tekst të unifikuar”, u shpreh Kushi.

Zjarr Tv Ad