Merret vendimi: Nuk mund të aplikosh në Akademinë e Policisë nëse je mbi 30-vjeç

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dy vendimeve të Minsitrisë së Brendshme që përcaktonin ndalimin e konkurimit në Policinë e Shtetit për ata që kanë mbushur 30 vjeç.

Komisioneri Kundër Diskriminimit ka marrë vendimin që të pranojë kërkesën e Sindikatës së Policisë të ndryshojë kriterin e moshës.

Në këtë mënyrë, Komisioneri Kundër Diskriminimit pranon kërkesën e Sindikatës që mosha e personave që pranohen në Akademinë e Policisë të jetë edhe për ata që kanë kaluar 30-vjeç. Kjo për faktin se Sindikata e ka përshkruar si diskriminues vendimin e ministrisë që kufizon personat që janë mbi moshën 30-vjeç

Brenda 45 ditësh Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo Ministria e Brendshme kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin e Komisionerit në Gjykatë. Në të kundërt vendimi ndryshohet nga ai që ka qenë në fuqi deri më sot, duke iu dhënë të drejtë kandidatëve edhe mbi 30-vjeç të kandidojnë apo bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Zjarr Tv Ad