“Merrja një pjesë të fitimeve…”, dënohet i riu shqiptar në Angli që u kap në “shtëpi bari”, (EMRI)

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Një 27-vjeçar shqiptar u dënua me dy vite burg nga një gjykatë në Angli, pasi u kap në 6 qershor duke kultivuar kanabis në një banesë.

I riu Gani Muça jetonte në një shtëpi 3-katëshe, ndërsa dhomat e banesës ishin të mbushura me bimë kanabisi.

27-vjeçari u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.

Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e drogës.

I riu u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, e cila nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën e  71 mijë paund.

Zjarr Tv Ad