Merrni punëtorë nga Bangladeshi, India e Afganistani/ Lulzim Basha Ramës: Ti i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili u bëri thirrje sipërmarrësve të marrin punëtorë nga Bangladeshi, India dhe Afganistani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë s’e Rama i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm dhe nuk e shqetëson aspak shpopullimi.

Kujtojmë se Kryeministri Rama, i tha një pronari fasoneri gjatë një vizite që të marrë punëtorë nga Bangladeshi, Afganistani dhe India.

“Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India. I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme. Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë”, u shpreh Rama.

 

Zjarr Tv Ad