Merrnin ryshfet, SPAK arreston dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK ka arrestuar 2 oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga veprimet hetimore nga BKH, janë krijuar dyshime bazuar në prova se shtetasit Çelnik Toska dhe Sefer Shuka në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi Lulzim Hasa, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Zenel Taragjini dhe Lirian Tragjini, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Është lënë në burg Lulzim Hasën, arrest shtëpie për Çelnik Toskën dhe detyrim paraqitje për Sefer Shukën dhe Lirian e Zenel Taragjinin.

Zjarr Tv Ad