Merrte lekë për provime/ Bie në pr*anga pedagogu Alket Dino

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është arrestuar pedagogu i fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin Fan Noli dhe një person tjetër. Alket Dino dhe Xhevi Dervishi të arrestuarit. Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët. Sipas të dhënave Dervishi dyshohet se ka ndërmjetësuar.

“Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: 

A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u seku*estruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korr*upsionit dhe K*rimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korru*psioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korr*upsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad