Merrte para për të regjistruar pronat, SPAK kërkon 3 vite burg për Drejtorin e Kadastrës

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria Speciale SPAK, ka mbyllur hetimet dhe kërkon 3 vite burg për ish-drejtorin e Kadastrës së Beratit Ervin Nelaj. 38 vjeçari është arrestuar në janar 2021 në kushtet e flagrancës dhe akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit”.

Ervin Nelaj u arrestua pas një hetimi 9 mujor të Policisë dhe Prokurorisë, i koduar “Aluizni”. Ky shtetas akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet legalizimi.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet dhe akuzon drejtpërdrejt Ervin Nelajn për “Korrupsion”, duke kërkuar që Gjykata e Posaçme ta dënojë atë me 3 vite burg. Dosja është depozituar në Gjykatë dhe pas dy javësh, GJKKO do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e SPAK apo do japë dënim më të butë.

Vetë Ervin Nelaj nuk pranon akzuat dhe thotë se ka ushtruar profesionin në përputhje me ligjin.

Zjarr Tv Ad