“Mërziten pse po flas unë!”- Basha u përgjigjet kritikëve: Nuk harxhoj kokrrën e minutit me banalitetet tuaja! Ata që shqetësohen me daljen time…

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është përgjigjur të gjitha atyre që e kritikojnë për rikthimin e tij. Nga takimi që Basha zhvilloi me të rinjtë e Durrësit, tha se nuk ka ndodhur asgjë veçse ka dalë për të thënë dhe për të propozuar disa të vërteta.

Sipas Bashës, sulmet ndaj tij janë të orkestruara nga ata që flasin nga 5 herë në ditë.

Basha u shpreh se reagimet për daljen e tij janë banalitete, që përdoren si alibi për t’i ikur përgjegjësisë që kanë ndaj qytetarëve.

“I keni parë sulmet me forma dhe mënyrat më të ndryshmet a thua se çfarë ka ndodhur. S’ka ndodhur asgjë përveçse kam vendosur të flas pas një vit e gjysmë pauze.

Sulmet orkestrohen nga ata që flasin 5 herë në ditë. Por nuk thonë asgjë. Duan ta mbajnë status-quonë kështu sic janë.

I mërzis unë sepse kam dalë, kam dalë për disa të vërteta të thjeshta, për disa propozime të thjeshta. Një ftesë kam, e di që nuk do ta dëgjojnë, por unë kam mundësinë ta them. Edhe për ata në majë që janë shqetësuar kaq shumë pse ka dalë Basha prapë ka një vit e gjysmë që po i shurdhojnë njerëzit dhe tani shqetësohen pse po flas unë. Edhe për ata që ju shërbejnë me apo pa vetëdije, konsideratat tuaja të vërteta apo të momentit për mua i di unë, i dinë të rinjtë dhe i di gjithë, Shqipëria, madje edhe bota. Unë nuk harxhoj kohën, dhe nuk do harxhoj kokrrën e minutit duke ju përgjigjur banalitetit tuaj, sepse banaliteti është alibia që ju përdorni për ti ikur përgjegjësisë ndaj shqiptarëve.

Kthejini përgjigje njerëzve, a jeni për lista të hapura po apo jo, a jeni për vetting në politike po apo jo, a jeni për kufizim të mandateve po apo jo, a jeni për një president kukull apo për një president me kompetenca kushtetuese të plota, po apo jo? Nga përgjiugja e këtyre do të mësojmë shumë. Do të mësojmë se kush është për të çliruar rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe kush po e mban peng”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad