Mes emrave të njohur të letërsisë europiane, Enkel Demi shpallet fitues i çmimit të rëndësishëm…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi është shpallur fitues i Çmimit Europian të Letërsisë 2021 për Shqipërinë.

Ishte pikërisht romani “Flama” që bëri gazetarin me emrin e artit Tom Kuka të rrëmbente këtë çmim të rëndësishëm letrar.

Ndërkohë vihet re që Demi renditet mes emrave të njohur, që po ashtu janë zgjedhur fitues në vendin e tyre si në Portugali Frederico Prederira apo Suedi Maxim Grigoriev.

Kujtojmë që romani “Flama” është krijuar në muajt e karantinës por frymëzimi i autorit lidhet me Tiranën e para 1 shekulli. Në këtë libër vihet re një Shqipëri të ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej tij. Madje dhe disa nga personazhet, që sërish sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra tjetrën.

 

Zjarr Tv Ad