Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një qytetare nga Lushnja ka denoncuar se i ka dhënë personelit mjekësor në spitalit Infektiv 50 mijë lekë që t’i shërbenin babait të saj të shtruar për infektimit me koronavirus.
Por, mëngjesin e sotëm ajo ka marrë lajmin se ai kishte ndërruar jetë.
Qytetarja mes lotëve tregon se e ka pasur babanë të shtruar prej të martës së kaluar, dhe mëngjesin e sotëm e kanë lajmëruar se kishte vdekur.
“I dhashë 50 mijë lekë, i dhashë që të ma ushqenin, as nuk e di fare se çfarë ishte, infermiere apo jo se ato vishen të gjitha njësoj. Sot kisha ardhur që ti sillja ushqimet, më vonë më thanë që kishte vdekur”,- rrëfeu qytetarja.