Mes zhgënjimit nga Europa dhe largimeve, Tirana në dileme për sezonin e ri

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Tiranës u eleminua që në raundin e parë të Kupave të Europës ku në katër takime të luajtura koleksionoi katër humbje. Këto rezultate kanë bërë që situate në klub të mos jetë edhe aq e qetë.

Trajneri Shehi ka marrë përsipër përgjrgjeësitë për dështimin, madje ka patur edhe një takim me presidentin Halili. Me këtë të fundit që për momentin i ka dhënë besim trajnerit. Përtej Europës ajo që shqetëson më tepër është e ardhmja e skuadrës me disa futbollistë që janë me valixhe në duar e disa të tjerë që kanë zhgënjyer. Këahtu pas largimit të Hoxhallarit, Tolit, Hotit etj.

Edhe Ennur Totre ka përshëndetur kampionët për të vazhduar karrierën largë Shqipërisë. Nuk përjashtohet ndërkohë mundësia që edhe emra të tjerë të rëndësishëm për skuadrën si Seferi, Ismailgeci e Xhixha të largohen me ofertën e duhur. Kjo do të sillte edhe më tepër dhimbje koke për trajnerin Shehi që dëshiron të ketë në dispozicion sa më shpejtë skuadrën e sezonit të ri.

Da Silva e Hasani nuk kanë bindur në sulm por edhe reparti i mbrojtes shqëtëson me 7 golat e pësuar në Europë.

Kështu skuadra duhet të mbyll sa më shpejtë cështjen merkato në mënyrë që të ketë një ekip kompetitiv për sezonin e ri, në të kundërt mbetet e paqartë se c’skuadër do të jetë Tirana e sezonit të ri.

Zjarr Tv Ad