Mesazh i koduar?! Çudit faqja e ambasadës amerikane, u tregon pas 1 viti e gjysmë shqiptarëve kush është Yuri Kim

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një postim në faqen e ambasadës amerikane në rrjetet sociale, është risjellë në vëmendje të ndjekësve karriera e diplomates Yuri Kim, dhe momenti sesi ajo mbërriti në Tiranë.

Edhe pse ky padyshim do të ishte një informacion i rëndësishëm mediatik, përpara mbërritjes së Kim, kur ajo ka 1 vit e gjysmë në Shqipëri këto detaje duken të panevojshme sa kohë që të gjithë shqiptarët kanë lexuar me siguri për të.

Por duket se me këtë mesazh, ambasada, pas së cilës padyshim qëndron vetë Kim, kërkon të tregojë se mesazhet e përcjella nga diplomatja në Tiranë, nuk janë gjë tjetër veçse qëndrimi zyrtar i SHBA-ve për Shqipërinë.

Ndërkohë që së bashku me postimin, është dhe linku për të gjithë aziatikët që janë duke përfaqësuar SHBA-të në botë.

Postimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:

Duke përfaqësuar amerikën. Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar mbi politika kyçe të jashtme dhe sfida të sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ajo ka qënë Drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Gjithashtu, ajo ka qenë më parë Shefe Kabineti e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë.

Më herët në karrierën e saj, ajo ka qenë Asistente e Veçantë e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Asistente e Veçantë e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet jashtë vendit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim mban një diplomë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master nga Universiteti i Kembrixhit. Lexoni më shumë: https://bit.ly/34rZ2UM

Zjarr Tv Ad