Mesazhet e “SKY” fundosin Çyrbjan, deputeti informonte kriminelët: Po vjen Operacionalja e Tiranës. Ke vend ku të fshihesh, apo të vij unë?!

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ndodhet prej ditësh prapa hekurave, pasi akuzohet se ka nxjerr informacionet shtetërore, duke informuar eksponentët e krimit në zonën e Durrësit që t’i shpëtonin operacioneve policore. Ai e la mandatin pak para se SPAK ta merrte të pandehur.

Mesazhet që po rrjedhin në media nga dosja e tij në SPAK, për mesazhet e shkëmbyera në “SKY” janë vërtet shqetësuese, pasi tregojnë një bashkëpunim të ngushtë mes krimit dhe politikës.

“…është mbytë zona me operacionalen e Tiranës nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vinë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë me Rrubjek, për andej…”, i shkruante Çyrbja një personi të paidentifikuar.

Në atë kohë deputet i PS, Jurgis Çyrbja e informon personin në kërkim që veçse të kujdeset vetë që mos kapet, duke të njoftojë dhe persona të tjerë, përfshirë këtu dhe një person me nofkën “Labi”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno, nga analiza e komunikimeve të realizuara mes Çyrbes dhe personit tjetër në kërkim rezulton se deputeti i PS, ka informuar bashkëbiseduesin në dy raste, në datën 25 shkurt 2021 dhe në muajin Mars 2021.

Në vijim, ai e pyet bashkëbiseduesin nëse kishte ndonjë vend të sigurt se ku të fshihej, apo dëshironte që të shkonte ai dhe ta merrte. Madje, deputeti e porosit personin tjetër në kërkim që të lajmëronte edhe lidhjet e tjera shoqërore që kishin probleme me ligjin për këtë informacion.

Ndërsa personi ende i pa identifikuar nga SPAK, pyet i habitur Jurgys Çyrbjan, se nuk po kuptonte mesazhet e dërguara duke i shkruar në aplikacionin “Sky”:

“…Si jan vlla? S’po kuptuj. S’po i jap dum…”.

Jurgis Çyrbja i thotë s, ishte diçka serioze pasi Forcat Operacionale të Tiranës vijnë në zonë vetëm për të kapur personat në kërkim. Sipas përmbajtjes së komunikimit të muajit shkurt 2021, dyshohet se dhe personi tjetër ende i paidentifikuar të jetë person i shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese.

“…vllai me morën nga Tirana në telefon më thanë që ka ardhur operacionalja Tironërs në Manëz, Maminas, Rrubjek, Katarrug. Dhe ato vin për personat në kërkim…. Lajmëro Labin, se nuk përgjigjet. Rri diku tjetër për siguri. Ore vlla, ndoshta nuk janë për ju, por për siguri po them…”.

Pas këtij momenti bashkëbiseduesi i konfirmon Jurgis Çyrbes se e kishte kuptuar mesazhin e dërguar dhe se do vijonin të qëndronin të fshehur: “…Ok ok vlla, kështu do rrim…”, i thotë personi tjetër, Çyrbjes.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, e porosit bashkëbiseduesin në kërkim, që ti shkruante për çdo situatë pasi do i gjendej pranë nëse do kishte ndonjë problem: “…Më shkruaj për çdo gjë dhe vij unë, nëse ke gjë…”.

Gjithashtu, edhe në komunikimin e zhvilluara ndërmjet tyre gjatë datës 6 mars 2021, zyrtari i PS-së, Jurgis Çyrbja, e njofton sërish personin në kërkim se të nesërmen në orët e para të mëngjesit (që korrespondon me datën 07 mars 2021), e kishin informuar se do shkonin punonjësit e policisë nga Tirana për në Shijak, me qëllim për të kryer arrestime.

Çyrbja i shkruan personit në kërkim se: “…më lajmruan tani nga ora 5 e mëngjesit vjen ir në Shijak. Hap syt se mos kalojn dhe andej. Se me aë orë vetëm për arreste janë. Më than në Shijak, por si dihet, bej kujdes…”.

Dhe personi në kërkim i konfirmon faktin se po largohej: “…Ok ok, ika…”.

Nisur nga kjo situatë, SPAK thotë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik (të paidentifikuar), në këtë episod, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës kanë zbuluar disa akte të cilat ligji i përcakton si sekret.

Zjarr Tv Ad