Mesazhet që janë fshirë në WhatsApp mund të rikthehen, ja se si

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ju ka ndodhur të gjithëve që në përditshmërinë tuaj të dërgoni gabimisht një mesazh në WhatsApp, tek një kontakt i caktuar apo në një grup ku jeni pjesë.

Nëse mendoni që thjesht duke fshirë mesazhet para se marrësi ta shohë keni mbaruar punë, e keni gabim.

Specialistët e elektronikës thonë se është zbuluar një mënyrë për të rikthyer gjithçka është thënë dhe nuk është lexuar. Kjo gjë do bëjë që 1 miliardë përdoruesit e aplikacionit WhatsApp të mendohen mirë para se të shkruajnë diçka pasi tani zbulohet shumë shpejt.

Si të veproni për të kthyer mesazhet e fshira?

Fshini aplikacionin WhatsApp nga aparati juaj iPhone ose Android.

Rishkarkojeni sërish.

Bëni “restore” bisedat.

 

Zjarr Tv Ad