Mesazhet që kushtuan 110 milionë euro, presioni i Veliajt solli humbjen e Shqipërisë ndaj Francesko Becchetit…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesazhet e dërguara nga Erion Veliaj drejt pronarit të Agon Channel duket se kanë ndikuar në humbjen e gjyqit ndaj Francesko Becchetit. Arbitrazhi tashmë ka ndëshkuar vendin tonë me 110 milionë euro. Për këtë rast kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehet se pas rrotacionit të pushtetit shuma do të paguhet nga pronat që do të konfiskohen në rastet korruptive.

Lufta e Edi Ramës dhe Erion Veliajt me median, kur ajo nuk është e rreshtuar në krah të tyre, do t’i  kushtoje qytetarëve shqiptarë plot 110 milion euro. Kjo gjobë, tashmë është sanksionuar me vendim të Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku provë është një dialog i zyrtarit të lartë të qeverisë shqiptare Erion Veliaj, me investitorin Francesko Becchetti, i cili i përcjell mesazhin se “Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit”. Por nuk ishte ky mesazhi i vetëm. Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjobën ja atribuon drejtpërdrejt Kryeministrit Edi Rama, ndaj thotë se nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit, por do t’i konfiskohen  të gjithë pasuritë  pushtetarëve dhe të ortakëve të tyre.

110 milionë euro gjoba që Edi Rama do t’i bjerë në qafë buxhetit të shtetit. Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por ne do t’i konfiskojmë të gjithë pasurinë e pushtetarëve dhe të ortakëve të tyre, sepse paratë e taksave të shqiptarëve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që rëndon mbi 335 mijë familjet shqiptare, e kam fjalën për atë marrëveshje”, u shpreh Basha.

Kjo çështje mes qeverisë Rama dhe biznesmenit Becchetti, nisi pas zgjedhjeve të vitit 2013-të. Me ardhjen në pushtet, Kryeministri Rama anuloi dy koncesione dhënë Francesco Becchettit nga Qeveria Nano dhe të rinegociuara nga Qeveria Berisha: një për ndërtimin dhe shfrytëzimin e hidrocentralit të Kalivaçit dhe një për ndërtimin dhe shfrytëzimin e një impianti mbetjesh. Kjo kulmoi në vitin 2014, kur televizioni Agon Channel nisi një seri denoncimesh për qeverinë Rama dhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Zhvillimet morën një rrjedhë krejt tjetër ku kjo çështje arriti kulmet kur televizioni i sipërmarrësit italian Francesco Becchettit, bëri transparencë për dasmën e kryebashkikut  Erion Veliaj, në atë kohë ish-ministër në kabinetin Rama.

Pak muaj më vonë,  Prokuroria nisi hetimin  investitorit Becchetti për mospagim taksash, pastrim parash dhe përfshirje në një skemë evazioni fiscal, që në total dyshohej se arrinte në 39 milionë euro. Më 8 qershor 2015-të, prokuroria shpalli urdhër arresti ndërkombëtar për biznesmenin. Po me 8 qershor, me vendim gjykate, Becchettit iu sekuestruan të gjitha pasuritë:  60 për qind të aksioneve të shoqerise mediatike AgonSet, aksionet në katër kompani të tjera “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, iu bllokuan llogaritë bankare të tijat dhe të kompanive. Hetimi ndaj Becchettit, është interpretuar nga vetë ai dhe komentatorë të tjerë si i qëllimshëm i qeverisë Rama, për shkak të qëndrimeve kritike të Agon Channel ndaj qeverisë.

 

Zjarr Tv Ad