Mesazhi emocionues i ish-arbitrit të Superiores për gjyqtarin e dhunuar

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarit, Eldorian Hamiti ka shokuar mbarë sportdashësit shqiptarë. Arbitri lezhian u godit dje pas barazimit 1-1 të Kamzës kundër Laçit, një situatë vërtetë e frikshme.

Ndër ata që reaguan për këtë ngjarje të turpshme, ishte edhe gjyqtari i Superiores, Sokol Çekaj. Ish-arbitri laçian dënon dhunën dhe analizon penalltinë e dhënë në fund nga Hamit. Sipas tij gjithçka ishte e rregullt dhe puna e Eldorianit duhet përgëzuar.

“E papranueshme, shtazarake ajo që ndodhi sot në përfundim të ndeshjes Kamza – Laçi. Shumë persona do mendojnë se po flas si tifoz meqë unë jam nga Laçi, por jo. Të jeni të sigurtë se po flas si një person që ka shumë vite në arbitrimin shqiptar dhe po flas pa asnjë tifozllik.

E kam ndjekur ndeshjen nga minuta e parë deri në minutën e fundit dhe s’pashë në asnjë moment një dashje nga gjyqtari Hamiti për të mbajtur krahun e njërës skuadër apo të tjetrës skuadër. Dha një penallti, neto penallti në kohën e saktë të shtesës që nuk e përligj atë dhunë të bërë. Miku im, kolegu im Leli siç të thërras unë.

Mos u mërzit se turpi është i atyre që të goditën, jo i joti. Ti je një djal i mirë, shok i mirë dhe një arbitër shumë i mirë. Të gjithë jemi me ty sot, të gjithë jemi goditur nga pak. Shërim të shpejtë Leli…”, ka përfunduar ai.

 

Zjarr Tv Ad