Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e diplomates Yuri Kim në Ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka theksuar se pas Luftës së Parë Botërore, “është mbjellë fara se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur”.
“Ekziston një thënie që përdoret pothuajse në çdo vend të botës: “Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”.
Më shumë se njëqind vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, një farë u mboll në rrënojat e luftës – ishte ideja që kombet kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre dhe se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.
Ajo farë u mboll së bashku me një tjetër, të cilën e kemi qëkur lindim – idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë, se ne zotërojmë disa të drejta, se secili prej nesh meriton dinjitet…
Në vitin 1991, populli i Shqipërisë kaloi përtej asaj errësire. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave”, ka deklaruar Yuri Kim.