Mesazhi i dyfishtë i Floriana Garos nga Durrësi, duke hedhur votën për kryebashkiakun e ri

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Floriana Garo, Drejtoresha e Komunikimit e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ka votuar paraditen e sotme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Durrësit.

Në një video që e ka publikuar vetë në Fb, Garo ka dhënë një mesazh të dyfishtë për të gjithë banorët e Durrësit: Të votuarit si detyrë qytetare dhe dhënien e besimit z. Ardian Muka, kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Përshëndetje të gjithëve, – dëgjohet Garo në video. –  Unë sapo kam arritur në Durrës në këtë ditë me shi, por plot me shpresë dhe mezi pres të ushtroj detyrën time si qytetare e Durrësit, të votoj kandidatin e  “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën.

Zjarr Tv Ad