Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në mesazhin e Vitit të Ri, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se fuqitë globale nuk arritën të adresojnë bollëkun e sfidave me të cilat u përball bota në 2021, si: pandemia, kriza klimatike, migrimi i parregullt dhe konfliketet rajonale.
“Është një fakt i pamohueshëm që vendet e zhvilluara nuk janë aq të forta sa duken dhe nuk mund të udhëheqin botën nëpër këto kriza”, ka thënë Erdogan.
Në fjalën e tij ai theksoi se Turqia punoi shumë për të kapërcyer probleme e sfida të ndryshme gjatë vitit 2021. Sipas tij shëndetësia gjatë pandemisë ishte një shembull i shkëlqyer i sukseseve të vendit të tij së bashku me përpjekjet për mirëqënien sociale, si dhe hapat për të rritur sigurinë e stabilitetin politik.